Ylli i Milan-it, Krzysztof Piatek, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që Polonia do të luajë në kualifikueset e Euro 2020-të kundër Austrisë të enjten në mbrëmje.

“Unë, sulmues krahu? Jo, nuk është pozicioni im. Unë jam si Lewandowski, jemi të dy qendërsulmues”, ka thënë sulmuesi i kuqezinjve.

“Qëndrimi në stol? Të gjithë lojtarët duan të luajnë, por unë e respektoj gjithmonë vendimin e trajnerit”.

Piatek po ben paraqitje te shkelqyera tek Milani dhe eshte lojtari i momentit tek kuqezinjte dhe tashme te gjithe ne Poloni presin shperthimin e tij edhe me ekipin kombetar.