Përballja mes Kastriotit dhe Egnatias pritej që të ishte një ndeshje e luftuar, ku krahas rivalitetit, në ndeshjen e parë pati edhe kacafytje mes Huseinit dhe Maganit. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante nga ky takim i luajtur në Kamzë.

* Pedro Augusto gjatë pjesës së parë nuk shfaqi shumë rrezikshmëri, por Ramadani e këshillon: “Pedro, mos shko jashtë zonës, shko brenda në zonë”.

* Kastrioti pësoi golin e disavantazhit, ndërsa Çela u hakërrehet të tijve. “E sa duhet me pa nga Europa! A kështu shihet për më lart”, ishin fjalët e Çelës.

* Kastrioti arriti të barazonte dhe më pas të përmbyste rezultatin. Festë e shfrenuar e krutanëve e cila rrëmben edhe stafin.

* Neziri pas zëvendësimit ndëshkohet me karton të verdhë në stol, pasi shkelmoi një top në fushë. Kapiteni me kartonin e marrë do të mungojë ndeshjen e radhës me Skënderbeun.

* Ish-i i Kastriotit, Bruno Puja, mori shumë ofendime të pakuptimta nga tifozët. Në fund ka edhe acarim mes tij dhe tifozëve, por situata qetësohet nga forcat e sigurisë./PANORAMA-SPORT/