Milan pret ditën e nesërme në San Siro, Sasuolon teksa kuqezinjtë kërkojnë të marrin trepikëshin e radhës pas atij ndaj Xhenoas. Në konferencë për shtyp, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli nuk mund t’i shmangej pyetjeve për Superligën me Milanin që është një nga klubet pjesëmarrëse, ndërsa shton se nuk është i shqetësuar për gjendjen fizike të skuadrës.

“Superliga? Do të dëgjoj këshillat e klubit që më ka këshilluar të përqëndrohem vetëm te kampionati dhe objektivi, pastaj do të vlerësojmë të ardhmen dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Milan i lodhur në ndeshjet e fundit? “Nuk e besoj, të dhënat nuk na bëjnë të jemi të shqetësuar. Nëse mendojmë për ndeshjen e kaluar, ne kemi qenë më të mirë se çdo herë nga pikëpamja fizike.

Ishim të zotët të fitonim edhe pse vuajtëm ndaj Xhenoas, por nesër është një ndeshje e vështirë dhe duhet organizim. Duhet të jemi të përgatitur dhe të përballemi me një kundërshtar të mirë për t’u vlerësuar”, u shpreh Pioli. /VipSport/