Pavaresisht se nuk ia doli te shpallej kampione, Beselidhja e basketbollit te meshkujve ka qene zbulimi i vertete i sezonit qe sapo u mbyll. Lezhjanet e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali jane renditur te dytet ne kampionat dhe nga ana tjeter ka fituar edhe Kupen e Federates.

Nderkohe mengjesin e sotem ky ekip eshte takuar edhe nga kryetari i Bashkise Lezhe Pjerin Ndreu dhe eshte ky i fundit qe ne nje postim eshte shprehur se kafen e pare te dites e ka pire me pjestaret e ketij ekipi.

Numri 1 i Lezhes ne kete postim te tij ka bere te ditur se mbeshtetja ndaj ketij ekipi por edhe me pretimin per ndertimin e stadiumit te ri, pallatit te ri te sportit apo dhe perkrahjes individuale te çdo sportisti. Ja çfare shkruan Pjerin Ndreu:

“Kafen e mëngjesit e piva me ekipin e basketbollit “Besëlidhja”. Ekip ky që është shembulli më i mirëfillte sesi me përkrahjen e Bashkisë dhe me mbështetjen e biznesit, me punë e me përkushtim arrihen rezultatet.

Ne rastin konkret si kurrë më parë “Besëlidhja” fitoi kupen e Federatës dhe u rendit si nënkampione e Superligës në basketboll për meshkuj!

Por jam shumë optimist që rezultatet akoma më të larta do i arrijmë në sezonin e ardhshëm, kjo edhe falë përkrahjes dhe fokusit që Bashkia do i dedikojë gjithë sportit në përgjithesi; me ndërtimin e strukturave sportive siç është ajo e qendrës sportive multifunksionale, stadiumit të ri, Pallatit të Sportit, por edhe përkrahjes individuale të çdo sportisti që do ndërmarrë këtë karriere. Një falënderim për gjithë çunat e ekipit “Besëlidhja”!