Vjen edhe njoftimi: Partizani kundër Saburtalo do të luajë në kryeqytet.

“Demat” konfirmojnë se në sfidën e kthimit të turit të parë të Conference League do të jenë pritës në “Air Albania”.

“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani – Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00”, njofton klubi i Partizanit.