Elementët premtues shqiptarë janë të shumtë. Jo vetëm ata që dalin nga kampionati ynë për t’u katapultuar jashtë, por edhe të tjerë kuqezinj. Së fundmi, një shqiptar që ka nënshkruar kontratë me ADO Den Hag në Holandë, është Fabian Shahaj.

Djaloshi i Kombëtares U-19 ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me holandezët, me të cilët do të jetë i lidhur deri më 30 qershor 2023.

Shahaj së fundmi ka qenë pjesë e grumbullimit të Kombëtares U-19, nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu, i cili pa nga afër gjendjen e rreth 24 futbollistëve.

Grumbullim në shërbim të formimit të skuadrës përfaqësuese U-19 për ndeshjet zyrtare. Kësisoj, kontrata në kampionatin holandez për të rinj e Shahajt është një garanci më shumë edhe për Kombëtaren U-19 për elementë premtues në repartin e sulmit.