HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPlas grushti në fushë pas Bylis-Erzeni. Sherri masiv mes dy skuadrave, ndërhyn...

Plas grushti në fushë pas Bylis-Erzeni. Sherri masiv mes dy skuadrave, ndërhyn policia

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

Nje zenke e pakuptimte ne nje ndeshje qe brenda 100 minutave te saj, nuk pati asnje problem dhe u duk se te dy ekipet e pranuan rezultatin e barabarte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments