Ka përfunduar sfida mes Bylisit dhe Erzenit në barazim 1-1. Vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes por nuk arritën të merrnin tre pikët. Nga ana tjetër shijakasit u treguan më cinikë. Pjesa e parë u mbyll pa gola me Bylisin që kishte disa raste me protagonist Esquerdinha.

Erzeni ishte e tërhequr prapa dhe shfrytzoi kundërsulmet. Në të dytën u shënuan edhe të dy golat. Ishte Esquerdinha që shënoi në të 62-tën. Pas një aksioni të ballshiotëve ishte ai që finalizoi në zonë.

Minutat e mbetura Erzeni u përpoq të shënonte golin e barazimit dhe bëri shumë presion në zonën ballshiote. Në minutën e 86 Erzeni fitoi një penallti pasi Lajthia preku topin me dorë.

Kahrimanovic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Minutat e mbetura kaluan mes tensionesh mes lojtarëve dhe tifozëve. Kështu sfida u mbyll 1-1.

Bylis-Erzeni 1-1

(Esquerdinha 62’/ Kahrimanovic 86′)

Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Adili, Zogos, Zguro; Maçolli, Loran; Lajthia, Eskuerdinha, Santos; Kaçorri Trajner: Naxhi Shensoi

Erzeni (3-4-2-1): Xhika; Iljazi, Enck, Peposhi; Osmanllari, Krivicic, Mehmeti, Asani; Alan, Kahrimanovic; Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani