Egnatia mund 4-1 Kastriotin dhe per 24 ore do te jete e dyta ne renditje. Nje ecuri e shkelqyer e rrogozhinasve qe vazhdojne te surprizojne ne kete kampionat duke treguar se nuk duan te dalin duarbosh ndaj tij.

Ne fitoren e sotme ndaj krutaneve nje merite ka patur edhe portieri shkodran Alen Sherri qe me pritjen e nje 11-metershi arriti te mbante ne loje skuadren e tij e cila ndonese mbeti me 10 futbollistet ne minutat e fundit, jo vetem qe nuk pesoi gol, por shenoi edhe nje te katert duke e fituar kete takim.

Goli i rrogozhinasve erdhi shumë shpejtë, me Duamenën që gjeti rrjetën në minutën e 11’.Në minutën e 28’ Greca rivendosi baraspeshën pas një kaosi në zonën vendasve, por që nuk do të zgjaste shumë, sepse pas vetëm 4 minutash ishte sërish Duamena që kaloi për të dytën herë në avantazh skuadrën e Edlir Tetovës.

Krutanët provuan shumë në fundin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë ishin sërish rrogozhinasit që shënuan, kësaj radhe me Kasën në minutën e 62’.

Gjërat u vështirësuan për vendasit pas daljes me karton të kuq të Kacbufit në minutën e 70’, por vetëm katër minuta më vonë Santiago Selmani shpërdoroi një 11-metërsh.Në minutën e 91’ ishte Xhekson që hipotekoi fitoren duke çuar shifrat në 4-1.

Kështu Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 37 pikë, tre pikë mbrapa Tiranës kryesuese, ndërsa Kastrioti vazhdon në fundin e tabelës me 23 pikë.

EGNATIA 4-1 KASTRIOTI

Duamena 11′, 32′, Kasa 62′, Xhekson 90+1′ / Greca 28′