HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARE‘Plas’ në Pukë, Tërbuni largon 2 lojtarë përpara transfertës delikate me Dinamon

‘Plas’ në Pukë, Tërbuni largon 2 lojtarë përpara transfertës delikate me Dinamon

Kategoria e Parë e futbollit do të luaj nesër takimet e radhës, aty ku Tërbuni do të udhëtojë drejt Pezë-Helmësit në përballje me Dinamon.

Të dyja skuadrat ndodhen në ujëra të turbullta në fundin e tabelës, ndërsa duan me patjetër fitoren. Vetëm pak orë përpara këtij dueli, pukjanët kanë larguar dy lojtarë.

Granit Osmanollaj dhe Leonard Përgjini nuk janë më pjesë e “Shqiponjave të Veriut”, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Pezullim i përkohshëm apo largim përfundimtar, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Te Tërbuni do të rikthehen pas pezullimit Dushku dhe Zagani, ndërsa ndeshja me Dinamon nesër në 17:00 pritet e zjarrtë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments