Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi, është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra e Rejnxhërsit duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve skocezë.
Edhe në sfidën e djeshme ndaj Bajern Leverkuzen, shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, pavarësisht se skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-3. Kamberi e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 54.
Pas ndeshjes talenti shqiptar arriti të fitonte komplimentat e ish-sulmuesit të Hibernian, Tem Mekmenus, i cili deklaroi se ka mbetur i surpizuar nga Kamberi dhe u shpreh se e meriton të luajë titullar te Rejnxhërs.
“Të gjithë kishin pak dyshim kur Kamberi firmosi për Rejnxhërs, por është e qarte se ai ka bërë mirë sa herë i është dhënë mundësia. Do të ishte e paimagjinueshme për cilindo tifoz të Rejnxhërs se do të përfundonin duke pëlqyer më shumë Kamberin se Morelos. Po tani, a nuk duhet të jetë titullar ai?”, u shpreh ish-sulmuesi.