Është zhvilluar sot në Turqi sfida e kampionatit midis Rizesporit dhe Alaniaspor, ku për ekipin vendas aktivizohet dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar nga të dy ekipet dhe ka prodhuar thuajse çdo gjë që mund të prodhonte një ndeshje futbolli. Ndeshja është mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1, ku secili nga ekipet shpërdoroi nga një penallti. Goli për miqtë është shënuar në minutën e 42’ por në pjesën e dytë sulmuesi kosovar ka çuar çdo gjë në baraspeshë, duke i dhënë një pikë ekipit të tij.