Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E TRETEPo shkëlqen me gola tek Vllaznia 'B', sulmuesi pret 'shansin' në ekipin...

Po shkëlqen me gola tek Vllaznia ‘B’, sulmuesi pret ‘shansin’ në ekipin e parë

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia B po bën një kampionat të shkëlqyer në Kategorinë e Tretë këtë sezon, me kuqeblutë e drejtuar nga Brikeno Bizi që ndodhen në vendin e dytë të renditjes. Ku kuqeblutë kanë grumbulluar 16 pikë, duke pasur 1 më pak se Dinamo B e vendit të parë, por me kryeqytetasit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar deri në këto momente të kampionatit.

Kështu shkodranët janë pretendentët kryesorë për ngjitjen në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm. Që është një qëllim dhe objektiv i vendosur nga klubi që në startin e edicionit 2025-26. Pavarësisht performancës shumë pozitive nga shumica e futbollistëve tek Vllazniq B, është një lojtar që po udhëheq me gola drejt sukseseve kuqeblutë. Fjala është për Klajti Halilin, sulmuesin e ardhur nga ekipet zinxhirë të shkodranëve dhe që nuk po ndalet së shënuari këtë sezon.

Me sulmuesin 20-vjeçar i cili ka shënuar 7 gola në 6 javë të zhvilluara në kampionat. Duke qenë kështu protagonist i skuadrës së Bizit, pavarësisht se jo në çdo takim Halili është prezantuar si titullar. Por, kjo nuk e ka penguar shkodranin të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 7 rrjeta deri më tani e duke u ndjekur në këtë garë nga Bushi i Shënkollit dhe Koma i Dinamo B të cilët deri më tani kanë shënuar 5 gola.

Patjetër një formë e tillë e sulmuesit mund t’i japë atij një shans tek skuadra e parë e Vllaznisë. Duke qenë se aktualisht në rozën e kuqebluve janë vetëm dy sulmues tipikë si Balaj dhe Bismark. Me këtë të fundit që shumicën e kohës këtë edicion ka qenë i lënduar dhe nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij.

Teksa një vëmendje e drejtuesve dhe stafit teknik shkon tek skuadra B, që ka me të vërtetë elementë interesantë e një prej tyre është edhe Halili. I cili mund të ketë shansin e afrimit në skuadrën e parë duke parë edhe performancat e tij në fushën e lojës dhe golat e shënuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments