Në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar së fundmi janë firmosur kontratat për bursat e “Talenteve të Reja në Sport”.

Lajmi është dhënë nga Komiteti Olimpik me anë të një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale. “KOKSH tregon një kujdes të veçantë për sportistët e rinj. Shumë prej tyre, edhe pse në një moshë mjaft të re, nga 15-17 vjeç, kanë arritur rezultate mjaft të mira dhe premtuese për të ardhmen në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për të mbështetur më tej përpjekjet e admirueshme të këtyre sportistëve, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it me propozim të Komisionit Teknik u ka akorduar nga një mbështetje financiare këtyre sportistëve, të konsideruar si talente të reja në disiplinat e tyre, për të mundësuar stërvitjen e tyre, pjesëmarrjen në gara kualifikuese apo edhe në kampe stërvitore.

Presidenti i KOKSH-it, z.Fidel Ylli, ka firmosur kontratën në prani edhe të trajnerëve, federatave dhe kryetarit të Komisionit Teknik, z.Erlind Pëllumbi”, shkruhet në njoftimin e KOKSH-it, ku pasqyrohet edhe lista me emrat e tetë sportistëve, ndonëse nuk bëhet publike shuma financiare që përfiton secili prej tyre.

Nder sportistet qe perfitojne kete burse eshte edhe tenistja shkodrane Gresi Bajri. Ajo eshte nje nga sportistet elitare te vendit ne kete sport dhe si e tille eshte perzgjedhur per burse nga Komiteti Olimpik.