Juban Danja ka arritur një fitore shumë të thellë ditën e djeshmë në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Apolonisë me rezultatin 10-0. Duket se vajzat jubanase kanë reaguar pas humbjes me The Door dhe barazimi me Tirana AS ne ndeshjet e fundit dhe këtë herë kanë treguar vlerat e tyre të vërteta. Vetëm pjesa e parë ka patur disi rivalitet në përballjen e djeshme me fieraket që gjithsesi është fituar nga miket me rezultatin 3-0 ndërsa në të dytën ato kanë shpërthyer duke shënuar edhe 7 gola të tjera.

Spikat trajnerja- lojtare Emanuela Jaku me 4 gola të shënuar në këtë ndeshje. Juban Danja edhe pas kësaj fitoreje mban vendin e pestë në renditje megjithatë i është ofruar me dy pikë dy rivaleve të saj, The Door dhe Kinostudio sepse gara me to do jetë e hapur për vendin e tretë deri në fund të kampionatit.
Apolonia- Juban Danja 0-10
Apolonia: Gega (Zykaj 74’), Hoxha, B. Doko, E. Doko, Gjoni (Zyka 57’), Cekaj, Muskaj (Ferati 80’), Taullaj, Demiri (S. Tahiri 66’), Saliaj (P. Tahiri 57’), Buzi. Tr: A. Ymeraj.
Juban Danja: Hoxha (Gerbeti 75’), S. Haxhari, L. Jaku, P. Jaku, Mustafaj, Çapnagaj, E. Jaku, Rrotani, Hila, Rrotaj. Tr: E. Jaku.
Shënuese: P. Jaku 7’, Rrotani 10’, 41’, E. Jaku 55’, 74’, 84’, 85’, Mustafaj 63’, 89’, Hila 73’
Gjyqtarë: O. Ferataj, E. Pashaj , S. Hanaj (Patos)

© shkodrasport.com