Kampionatet e moshave në futbollin italian çdo vit nxjerrin në pah lojtarë të cilët po tregojnë vlerat e tyre dhe janë kontigjent i rëndësishëm për përfaqësueset shqiptare.

Një prej tyre është edhe Elio Zalli, i cili në këtë sezon, po aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Sassuolos, ndërsa është një prej lojtarëve kandidatë për të marrë pjesë me Shqipërinë U19 në eliminatoret e Europianit.

Zalli,i cili eshte me origjine nga Shkodra, po luan rregullisht me të rinjtë e Sasuolos në qendër të mbrojtjes, por sot ka spikatur edhe në rolin e golashënuesit, në ndeshjen e përfunduar me shifrat 1-1 ndaj Leçes, ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që shënoi golin për ekipin e tij.

Në javët e ardhshme do të bëhet publike edhe lista e përfaqësueses U19 për pjesëmarrjen në Europianin e kësaj grupmoshe dhe pritet të mësohet nëse emri i Zallit do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar për aktivitetin.