Disa ditë më parë shqiptari Eklent Kaçi u shpall për të dytën herë kampion Bote në sportin e Bilardos, në disiplinën “10-ball”.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram e ka uruar për suksesin e arritur dhe duke u shprehur krenar për 24-vjeçarin.

“Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë”, ka shkruar Rama.

ara 1 vit kur atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione Europe mori urime publike nga figura të shquara të botës së sportit dhe politikës. Pikërisht i riu nga Kurbini reagoi asokohe ndaj Edi Ramës duke iu drejtuar se pse arritjet e tij nuk janë vlerësuar edhe pse ai është shpallur kampion Europe dhe Bote duke përfaqësuar Shqipërinë. Mesa duket kryeministri ka reflektuar duke i dhënë meritat dhe vlerësuar për arritjen Eklent Kaçit.