Bojan Zogoviç ishte heroi i Vllaznisë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana”. Portieri malazez i shkodranëve bëri disa pritje vendimtare, veçanërisht kundër Lorenco Vilës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, portieri foli dje për oshilacionet që skuadra po kalon, duke mos pasur një vazhdimësi rezultatesh pozitive. Ai është fokusuar te përballja me Partizanin, teksa thekson se do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo në Kupë. Sipas titullarit kuqeblu, skuadra i ka të gjitha mundësitë të luftojë deri në fund për të dy trofetë.


Të shtunën luani ndaj Partizanit, e shikoni si një finale për objektivin titull?

Nuk mendoj se është finale, por me siguri do të luajmë në maksimumin tonë për ta fituar këtë takim. Ka shumë ndeshje të tjera deri në fund dhe ne nuk duhet të bëjmë gabime.


I ka mundësitë Vllaznia të luftojë deri në fund për të dy trofetë?

Besoj se mund të luftojmë deri në fund për të dy trofetë. Cilësitë nuk na mungojnë në skuadër.