Çiklistet e Vllaznise fitojne nje tjeter trofe: ate te Turit te Shqiperise per juniore. Por jo vetem kaq. Ata kane dominuar edhe ne garat e zhvilluara per te rriturit por edhe per kadetet.

Federata Shqiptare e Çiklizmit e ka zhvilluar per tre dite me rradhe kete aktivitet duke zgjedhur qytetin e Elbasanit si pikenisje dhe mberritje te tij me destinacione te ndryshme çdo dite.

Etapa e fundit ka qene ajo e zhvilluar sot me itinerar Elbasan- Gramsh- Elbasan dhe ajo çfare eshte konstatuar,ka qene nje dominim absolut i çiklisteve te Vllaznise. Pese prej tyre jane shkeputur nga grupi dhe bashke me ta ka qene edhe nje çiklist i Elbasanit dhe ata kane pedaluar te vetem deri ne mberritje duke dominuar ne te gjitha grupmoshat.

Ne perfundim te aktivitetit Federata ka ndare diplomat dhe kupat per fituesit e secilet prej tre etapave dhe siç mund ta shikoni edhe me poshte, çiklistet e Vllaznise kane dominuar ne te gjitha grupmoshat dhe jo me kot jane vleresuar edhe si ekipi me i mire edhe i ketij aktiviteti.

Dita e parë

Kadetë
2. Mateo Balaj

Junior
1. Gjergj Zefi
2. Defrim Dholla

Të rritur
1. Astrit Kronaj
2. Bruno Kola

Dita e dytë

Kadetë
1. Mateo Balaj
2. servet Kastrati

Junior
3. Gjergj Zefi

Të rritur:
2. Astrit Kronaj
3. Marçelo Kola

Etapa 3

Kadetë
2. Servet Kastrati

Junior:
1. Defrim Dholla
2. Gjergj Zefi

Të rritur
1. Bruno Kola
2. Astrit Kronaj
3. Marçelo Kola