Kombëtarja polake e futbollit, rivale e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2024, aktualisht është në telashe të mëdha sa i përket portës së saj.

Polakët luajnë ndaj Ishujve Faroe në shtëpi e më pas udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen e të dielës dhe Fernando Santos do të duhet të mendohet mirë sa u përket portierëve që do të marrë me vëte.

Sot është konfirmuar se në këtë grumbullim do të mungojë Lukas Skorupski. Portieri i Bokonjës ka pësuar një ndrydhje në kaviljen e majtë dhe nuk mund të rikuperohet në kohë për dy ndeshjet që polakët luajnë në këtë javë.

Këtij problemi i shtohet edhe gjendja e Vojçieç Zheznjit, pasi portieri i Juventusit ka qenë spektator në javën e fundit me bardhezinjtë. Kësisoj, në ndeshjen ndaj Shqipërisë, emri që mund të jetë titullar nga minuta e parë është ai i Bartlomiej Dragovski i cili luan në Serinë B me Specian.