Visar Bekaj është një nga portierët më të dalluar në kampionatin shqiptar. Këtë e konfirmojnë edhe statistikat deri tani, por edhe me ndihmën e mbrojtjes Tirana ka pësuar më pak gola deri tani në Superiore. Pas përmbysjes me Vllazninë dhe sytë nga sfida e ardhshme me Dinamon, Bekaj flet në një intervistë për “Panorama Sport”.
Portieri i lindur në Prishtinë, por pjesë e kryeqytetasve prej dy sezonesh, shprehet se kënaqësinë e ecurisë së mirë të Tiranës do ta plotësojë titulli kampion. Ai gjithashtu flet për këshillat që i jep Shehi si ishportier, raportin e golave të Seferit kundër tij në stërvitje dhe mbledhjen me presidentin Halili.
Ai ka folur ne lidhje me fitoren e fundit, ate ndaj Vllaznise, per te cilen eshte shprehur: “Në atë ndeshje treguam mentalitetin e grupit dhe atmosferën e mirë që është aktualisht në klub. Patëm një fillim jo të mirë të ndeshjes, por pastaj treguam që jemi klub i madh.
Besoj që si në lojë dhe në rezultat në pjesën e parë nuk kemi qenë mirë, por në të dytën kemi dominuar totalisht dhe arritëm atë që dëshironim”.
Portieri kosovar ne fakt spikat me paraqitjen e tij, por ne veçanti edhe me veprimin e tij ne momentin e gjuajtjes se 11-metershit. Ai u spostua ne njerin krah krejtesisht duke i krijuar idene Latifit se pjesa tjeter ishte bosh.
Si rrjedhoje, sulmuesi i Vllaznise e dergoi topin andej por ai perfundoi ne shtylle. Ne lidhje me kete moment, Bekaj shton: “Ne rastin e gjuajtjes se 11-metershit te Vllaznise, topin nuk e kam prekur, por e ngatërrova pak që ta godiste keq dhe ta dërgonte te shtylla”.