Veleçiku ka nisur sot javen e dyte te pergatitjeve dhe gjerat duket se po i shkojne mire sa i takon stervitjes, por problem mbetet serish plotesimi i ekipit me elementet e duhur. Ne fakt duhet pranuar se gjate ketyre diteve, ka patur shume lojtare te rinj ne prove tek koplikasit.

Megjithate shumica e tyre nuk kane lene asnje gjurme dhe ose jane larguar shume shpejt, ose do ta bejne kete gje ne ditet ne vijim. I vetmi qe vazhdon te jete ende ne stervitje dhe me shume gjasa do te firmose edhe kontrate eshte portieri Lensi Çaku.

21 vjeçari qe eshte formuar tek Akademia Vllaznia, sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Murlanit ku u shnderrua ne nje nga pikat me te forta te tij duke spikatur me paraqitjet e bera ne fushen e lojes.

Por nderkohe ditet e fundit, drejtuesit koplikas duke pare qe kane probleme me largimin e Leonard Kaçajt drejt Beselidhjes, kane kerkuar qe Çaku te behet pjese e tyre dhe si rrjedhoje ai ka nisur stervitjen, nderkohe qe ne ditet ne vazhdim pritet te hidhet edhe firma ne kontrate.

Ne kete menyre, plotesimi i Veleçikut do te niste nga porta dhe ne vazhdim pastaj do te shikohet mundesia per t’u perforcuar edhe me lojtare te reparteve te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/