Tek Vllaznia ka dale nje problem dy ditet e fundit. Portieri Kristi Qarri po kalon nje gjendje gripale dhe si rrjedhoje nuk eshte stervitur me grupin. Kjo gje e ka vene ne dyshim aktivizimin e tij ne ndeshjen e sotme ndaj Dinamo City.
Vendimi perfundimtar do te merret nga ana e stafit teknik ne prag te ndeshjes, megjithate portieri i dyte Jurgen Mehidri eshte gjithnje gati. Edhe gjate fazes se pare kur Qarri mungoi per shkak te demtimit ne berryl, ai beri paraqitje te mira duke ofruar garanci per porten kuqeblu.
Keshtu pritet te ndodhe edhe sot, gjithnje nese stafi do te vendose per aktivizimin e tij. Te Vllaznia gjithsesi nuk ia kane friken portes dhe kuptohet qe objektivi eshte i qarte per ta fituar kete takim shume te rendesishem.
Me perjashtim te Qarrit, futbollistet e tjere jane te gjithe te gatshem dhe kjo ka bere qe trajneri Osmani te kete luksin e perzgjedhjes te 11-shes qe do te hedhe ne fushen e lojes sot ne ora 17:00 kur do te nise perballja ndaj bluve te Dinamos./SHKODRA-SPORT.COM/