Lojtari qe ka luajtur me disa skuadra te kampionatit shqiptar, nder te cilat edhe me Vllaznine, Endri Vrapi, nga sot ka marre nje detyre te re: Ate te zevendestrajnerit te ekipit te pare te Tiranes.

Ka qene vete klubi bardheblu qe e ka bere te ditur nje gje te tille permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se Endri Vrapi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të Tiranës. Ish-mbrojtësi që ka mbrojtur ngjyrat bardh’ e blu si futbollist, tashmë rikthehet në statusin e zëvendës trajnerit.

Vrapi do të jetë krah trajnerit Erbim Fagu dhe ndihmës trajnerit Vangjel Mile për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu”.