Karriera e Elseid Hysajt ka marrë një rrugë shumë pozitive në verën e vitit 2015, kur u transferua te skuadra e Napolit nga Empoli. 23-vjeçari në dy vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe profesionale, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane. Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante 1 vit para transferimit te Napoli.

“Kemi pasur tratativa me Lazion, por në vitin pasardhës e morëm 5 milionë euro nga Napoli, sa dyfishi i shumë që na ofruan bardhekaltrit”, ka thënë Korsi në një intervistë të dhënë së fundmi . Lazio në atë periudhë kishte arritur akordin me mbrojtësin për transferimin e tij 2.5 milionë euro, por ardhja e Sarrit në krye të Napolit një vit më pas prishi gjithçka.Kujtojmë që vlera e Hysajt është shumëfishuar në dy vitet e fundit, teksa ka një klauzolë që shkon në 50 milionë euro.
© shkodrasport.com