Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka qenë ditën e djeshme i pranishëm në Prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ku zhvilluan një takim me prefekten, Majlinda Angoni.

Ekipi kuqeblu, i shoqëruar nga presidenti i Shoqatës Vllaznia, Florian Zekja dhe dyshja e stafit teknik, Besnik Lisha dhe Dorian Tafa, u prit nga prefektja Angoni.

Gjatë fjalës së saj, prefektja Angoni inkurajoi vajzat që të jenë sfiduese me të gjitha ekipet në këtë sezon, teksa garantoi se do të jetë e pranishme në të gjitha ndeshjet e tyre. Poashtu, prefektja e Shkodrës, ka premtuar edhe mbështetje maksimale për Shoqatën e Vllaznisë në volejboll për femra.

Ndërkohë, nga ana tjetër, në shenjë rrespekti, volejbollistet e Vllaznisë, i dhuruan prefektes Angoni një bluzë të ekipit të tyre me ngjyrat kuqeblu.

Në këtë takim, në emër të skuadrës kuqeblu, kanë folur edhe presidenti i Shoqatës, Florian Zekja dhe trajneri i skuadrës, Besnik Lisha, të cilët ndër të tjera, deklaruan se objektivi i Vllaznisë është fitimi i titullit kampion për sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI