Shqipëria arriti të merrte fitoren e parë në kualifikueset e Europianit U21, aty ku mundi me rezultatin 2-1 Kosovën. Ndërkohë, trajneri i Kosovës, Rafet Prekazi ka folur për “VipSport.al”, aty ku u shpreh se Shqipëria nuk ka zhvilluar një ndeshje të fortë, teksa ka pranuar se e ka befasuar Armando Broja. Prekazi insiston se Shqipëria dhe Kosova janë një, kanë gjak të kuq të gjithë.

Profesor, ishte kjo një humbje që dhemb?

Me siguri që dhemb duke marrë parasysh lojën por kështu e ka futbolli. Në pjesën e dytë kemi pritur të shënojmë duke sulmuar por siç ndodhi loja, nuk do të kënaqesha as me barazim. Kështu e ka futbolli dhe ia shënuam vetes, por çfarë mbetet tjetër në futboll veç se t’i urojmë Shqipërisë 3 pikët e para.

E prisnit një Shqipëri kaq të fortë?

Unë mendoj se nuk ka luajtur Shqipëria fort, por të kundërtën. Më ka lënë përshtypje vetëm numri 9, Broja por me lojë jo. Disa aksione i ka bërë ai individualisht por në lojë kemi qenë më mirë. Futbolli luhet me gola në fund të fundit.

Futbollistët e Kosovës kënduan himnin e Shqipërisë. Si u ndjetë?

Nuk e kuptoj sepse nga gazetarët shkruhen shumë gjëra. Ne shqiptarë jemi të gjithë, kemi gjak të kuq, nuk kemi tjetër. Nuk e doja Shqipërinë në grupe sepse ndaj tjerëve kemi luajtur mirë, ashtu si edhe sot. Jemi shqiptarë dhe i uroj Shqipërisë fitoren e parë por Shqipëria nuk e ka merituar humbjen”, tha Prekazi. /VipSport/