Klubet angleze shpenzuan 1.15 miliardë paund për transferimet në merkaton e verës, më shumë se ekipet spanjolle, gjermane dhe franceze së bashku.Klubet më të mëdha në Premier League llogaritën pjesën e “luanit”, me Manchester City që shpenzoi 100 milionë paund vetëm për Jack Grealish.
Ndërsa Manchester United pagoi 73 milionë për Jadon Sancho. Arsenali ka shpenzimet më të larta nga çdo klub në Premier League, me skuadrën e Mikel Arteta që pagoi 145 milionë paund.
Më e shtrenjta konsiderohet blerja e Ben ëhite, i cili mbërriti nga Brighton për 50 milionë paund. Arteta solli gjithashtu në Londër Martin Odegaard për 30 milion dhe Aaron Ramsdale për 24 milion.
Nënshkrimi i vetëm i Liverpoolit gjatë verës ishte mbrojtësi Ibrahima Konate, i cili mbërriti nga Leipzig për 36 milion £.Klubet italiane mbajnë vendin e dytë me 473.8 milion £ për transferime, por diferenca me ekipet angleze shkon në 672.8 milionë.
Tammy Abraham ishte transferimi më i shtrenjtë në Serie A, me sulmuesin që iu bashkua Romëspër shifrën e 34 milion £.Klubet franceze janë të tretët në listë, me një shpenzim prej 337.9 milionë.
Klubet gjermane renditen në vendin e katërt me 337.9 milion £, ndërsa spanjollët shpenzuan 325.4 milion £.Pandemia Covid-19 kishte një ndikim në shpenzimet e klubeve në verën e vitit 2020 dhe ky trend vazhdoi edhe këtë vit.