Egnatia ka fituar sot trofeun e parë në histori. Rrogozhinasit mposhtën Tiranën me rezultatin 1-0 në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja u vendos në minutën e 114, kur Xheksoni mposhti Ilion Likën dhe nisi festën për Egnatian.

Por presidenti Demrozi nuk mjaftohet vetëm me Kupën e Shqipërisë. Kreu i skuadrës nga Rrogozhina ka thënë për mikrofonin e “Oversport“-it se vitin e ardhshëm do të synojnë titullin kampion.

“Jemi shumë të lumtur. Një ekip i vogël si Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë. Kupën e mori Tetova dhe bravo i qoftë Tetovës. Gjithmonë me Tetovën. Ka bërë një punë shumë të mirë. Nuk keni parë gjë akoma.

Ne shikojmë gjithmonë përpara. Vitin tjetër për kampion. Do kemi tre afrime të reja. Janë afrime nga jashtë“, ka deklaruar presidenti Demrozi./Sport Ekspres/