Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është ndalur të flasë për Tuttomercatoweb në këto ditë izolimi, teksa futbolli është në prag. Media përtej Adriatikut është interesuar për raportet futbollistike mes dy vendeve si dhe kontributet që palët japin në zhvillimin e futbollit.

Kështu, Duka është rrëfyer për situatën e Covid-19, trajnerin Edy Reja, lojtarët e kombëtares që ndodhen në kampionatet italiane dhe kryesisht në Serie A, gjesti i Shqipërisë me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve në mbështetje të kolegëve italianë etj.

Mjeket ne Itali/ Ishte një gjest i bukur. E vlerësova që ditën e parë dhe e telefonova kryeministrin, duke i thënë që kjo ishte gjëja më e mirë që ka bërë në këtë moment (qesh). Ai tregoi respektin dhe mirënjohjen tonë për Italinë. Në 30 vitet e fundit ka qenë gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe kemi treguar mirënjohjen tonë. Ishte një gjest i bukur dhe i sinqertë.

Coronavirusi/ Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si klubet e mëdha, 20-25 për qind të buxhetit. Njësoj edhe për ne si federatës, pasi kemi humbur ndeshje që do sillnin para. Shqipëria është ndryshe nga Italia, klubet janë më të brishta. Ne si Federatë u kemi dhënë dy paga atyre që punojnë në futboll. Fatkeqësisht qeveria nuk na ka mbështetur, kështu që vendosëm direkt të jepnim paga për dy muaj.

Edi Reja/ Reja është jo vetëm trajner i kombëtares, por edhe përgjegjës për ekipet e tjera të moshave, bashkëpunon me trajnerët e tjerë, nga U15, deri tek U21. E njëjta gjë edhe për pjesën tjetër të stafit të tij. E njihja Reja si trajner kur ishte te Napoli. Ka qenë ëndërr për ne që të kishim një trajner të këtij niveli. Pastaj, kur e takova mendova: është 74 vjeç, por nuk e tregon këtë. Ai është i ri, brenda dhe jashtë, stërvit dhe shkon mirë me të gjithë. Me të është rikthyer atmosfera e periudhës kur drejtonte De Biasi.

Lojtarët ne Serie A /Kumbulla ka luajtur me ne që nga kombëtarja U15. Pak me Shqipërinë U21 dhe tani është në skuadrën e parë. Kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar në ekipin e parë dhe te moshat.

Portierët? Kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një lider, kurse Thomas po lufton për të fituar titullin kampion. Është i ri dhe i Zoti. Reja është në vështirësi, pasi janë të mirë dhe luajnë që të dy. Nuk është e lehtë. Eshtë edhe Gjimshiti tek Atalanta, që ka kaluar në çerekfinale të Champions League.

Ky është sezoni më i mirë në karrierë për të. Berati është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, tani është një lider. Për të mos përmendur më pas edhe Elseid Hysaj, kapitenin tonë, një referencë në kombëtare dhe lojtar i një klubi të madh si Napoli”, perfundoi Armand Duka./newsport/