Dyshimet nese do te fillonin apo jo stervitjet e sportisteve te henen, tashme kane marre fund. Diten e sotme mesohet se eshte marre edhe vendimi i duhur per ta lejuar kete gje.

Ka qene “Procesi Sportiv” ai qe e ka publikuar nje lajm te tille pak minuta me pare, ne te cilin thuhet se Komiteti i Eksperteve ka miratuar ne parim protokollin e stervitjes per te gjithe ekipet e futbollit.

Ja çfare thuhet ne postimin e “Procesi Sportiv”:

LAJM I FUNDIT/

Nje tjeter hap pozitiv per rikthimin e sportit.

Nga e hena 18 maj do te lejohen jo vetem stervitjet individuale por edhe stervitjet e skuadrave ne grup.

Pas diskutimeve ne grupet teknike, Komiteti i Eksperteve ka miratuar ne parim protokollin e stervitjes.
Per momentin aktivitetet sportive nuk do te lejohen deri ne nje urdher te dyte.