Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vizituar ditën e sotme, stadiumi e ri të Kukësit. Duka së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici që është edhe president nderi i Kukësit kanë parë punimet teksa çdo gjë ka përfunduar. Në një prononcim për mediat, presidenti i FSHF-së, Armand Duka foli për këtë stadium të ri, ndërsa zbuloi se kur do të jetë gati.

“Për mua, kompania ka sfiduar kohën pasi jetojmë në një kohë pandemie dhe është bërë një punë mjaft e mirë. Stadiumi ka një kapacitet modest, por që i përgjigjet qytetit të Kukësit. Me këtë rast dua t’i falenderoj të gjithë, presidentin Gjici, kompaninë që ka punuar e të gjithë ata që janë marrë me stadiumin.

Dua të falenderoj Qeverinë dhe FSHF-në që ka finacuar për këtë stadium. Puna nuk ka mbaruar ende pasi do të vazhdojmë ndërtimin e fushës stërvitore që pritet të jetë gati muajin e ardhshëm. Gjithashtu do të bëhen edhe dy fusha të tjera e besoj se kemi siguar për 10 vite fusha për qytetarët e Kukësit”.

Conference League? “Nuk e kisha menduar se do të ishte kaq e vështirë për t’u organizuar. Çdo ditë punohet, ka stafe shqiptarësh e të huaj që po merren me këtë gjë e së fundmi kanë qenë 15 persona nga UEFA që kanë punuar dhe besoj se do të jetë një organizimi perfekt.

Stadiumi? “Çdo gjë është gati, vetëm fusha nuk ka qenë gati, por besoj se me rritjen e temperaturave do të jetë gati për 10 ditë.