Orges Shehi ka reaguar për deklaratën e Refik Halilit, i cili shprehej për shtypin e shkruar, se Tirana kishte likuiduar çdo detyrim për trajnerin durrsak deri në fund të muajit dhjetor. Sipas Halilit ai do të vijojë të jetë i pezulluar, ndërsa skuadra do të vazhdojë punën për të arritur rezultatet pozitive në kampionat.

“Po, është e vërtetë që ka mbërritur një shkresë në klub për përmbushje kontraktuale. Datën nuk e kam fiksuar, sepse më duket se nuk kishte. Mund të them vetëm që KF Tirana ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë marrëveshjen që ka me trajnerin e pezulluar.

Nëse nuk gabohem, por më duhet ta saktësoj, deri në dhjetor gjithçka është e plotësuar nga ana financiare. Kaq mund të them. KF Tirana zbaton çdo kontratë dhe rregull”, deklaroi Refik Halili.

Por nje deklarate e tille duket se nuk i ka pelqyer ish- trajnerit qe permes nje reagimi ne rrjetet sociale shkruan: “Ça thu mer burrë se na habite?”