Presidenti i Atletikos së Madridit, Enrique Cerezo, ka folur pas shortit në Champions League, ku skuadra e tij duhet të ndeshet me Juventusin në fazën e 1/8-ve.

Ai është shfaqur mjaft optimist, edhe pse përballë është një skuadër shumë e fortë, pretendente për të fituar trofeun prestigjioz:

“Nuk është hera e parë që luajmë kundër Juventusit. Kemi luajtur edhe më parë dhe kemi fituar. Ne jemi më të motivuar për kualifikimin, sepse finalja e Championsit luhet në stadiumin tonë”, – ka thënë presidenti i Altetikos për “AS”. / Vipsport/