Jurgen Klopp po e pret me padurim rikthimin në Gjermani pasi shorti i 1/8-ave të Champions League e ka vendosur përballë Bayern Munich.

Trajneri i të Kuqve ka qenë në stolin e Borussia Dortmund nga viti 2008 deri 2015, duke u përballur shumë herë me rivalët e mëdhenj dhe tani pritet të rikthehet në Allianz Arena.

“E vështirë. Short i mirë. Ishte e qartë se do të ishte e vështirë,” shprehet Klopp ër faqen e UEFA-s.

“Për mua, do të jetë e bukur të shkojë në Gjermani. Por është vetëm një short.

“Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjen dhe shpresoj që t’i kem të gjithë lojtarët gati deri atëherë.

“Ne të gjithë e njohim stadiumin, atmosfera do të jetë e madhe. Është një udhëtim shumë i bukur për tifozët tani, është një qytet i mrekullueshëm.

“Fluturimi nuk është i gjatë dhe patjetër që e njohim mirë futbollin gjerman.”