Dita e djshme eshte shoqeruar me aktivitetin e dyte kombetar per sportin e çiklizmit, trofeun “26 marsi” zhvilluar ne qytetin e Kavajes dhe i organizuar nga Bashkia e ketij qyteti ne bashkepunim edhe me Federaten Shqiptare te Çiklizmit.

Ndonese permes shume veshtiresish, pjesmarres ne kete aktivitet ka qene edhe ekipi i Vllaznise dhe padyshim qe edhe vete presidenti i Federates Skender Anxhaku e vlereson sakrificen qe çiklistet dhe trajneri i tyre po bejne per te mbajtur gjalle kete sport me tradite ne Shkoder.

Per kete arsye, ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”, presidenti Anxhaku eshte shprehur: “Ekipi i Vllaznise eshte me shume histori ne kete sport dhe ne kete qytet sepse eshte djepi i çiklizmit shqiptar. Me ka ardhur shume keq kur kam mesuar nga trajneri Leonat Kola qe po sakrifikon shume per kete sport, per problemet qe po has per vazhdimesine e tij.

Une i bej thirrje kryetarit te Bashkise Shkoder, te cilin e kam edhe mik dhe kam shume respekt per te sepse e do sportin, qe te mos e marre çiklizmin e ta vendose ne nje fushe sporti ku luhet basketboll e volejboll, me 5-6 bluza dhe nje top. Çiklizmi ka probleme te medha dhe ne rradhe te pare duhet te siguroje jeten e ketyre djemve.

Duhet t’i konsiderojne keta çiklistet qe perfaqesojne sot Vllaznine si djemte e atyre qe punojne sot ne Bashki. Une per vete do te mundohem ta mbeshtese me mish e me shpirt, aq me teper qe jam i apasionuar pas ekipit te Vllaznise, duke filluar nga Fadil Muriqi e duke ardhur sot deri tek Bruno Kola.Eshte gjynah qe keto sportiste ta lene çiklizmin dhe te shkojne te punojne jashte”./SHKODRA-SPORT.COM/