Serie A është duke kaluar një kaos mes ndeshjeve të shtyra dhe gjetjes së një datë të re për t’i zhvilluar ato. E gjitha lidhet me masat e marra nga palët për të shmangur rrezikun nga infektimi i virusit famëkeq. Ndërkohë, një nga këto ndeshje të shtyra ishte edhe Juventus-Inter.
Një sfidë e cila në këtë vit luhet direkt për titull duke parë diferencat minimale mes skuadrave. Mirëpo, fillimisht ndeshja u vendos të shtyhej për në datën 13 maj dhe në këtë formë stadiumi do ishte i tejmbushur dhe jo bosh.
Por, kjo datë duket se nuk i përshtatet Interit për shkak të angazhimeve të tjera. Kështu, në Federatë u mblodhën sërish dhe data e re e ndeshjes është 9 marsi. Por, zikaltërit duket se nuk janë sërish të kënaqur, teksa presidenti Zhang ka shpërthyer në ofendime ndaj presidentit të Federatës Italiane, Dal Pino.
“Të luash me kalendarin dhe të vendosësh shëndetin publik në radhë të dytë. Me shumë mundësi je palaço më i madh që më kanë zënë sytë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çfarë do të bësh tani? Tani flet për sportivitet dhe kampionat të rregullt? Çfarë thua për faktin se i kërkojmë trajnerëve, lojtarëve të luajnë në çdo ditë dhe çdo orë për ty pa u ndalur?
Po, po të drejtohem ty. Presidentit tonë, Paolo Dal Pino. Është koha që të marrësh përgjegjësitë. Ky është një argument që nuk ka shumë rëndësi nëse je tifoz i Juventus apo Inter. Shëndeti i njerëzve është i rëndësishëm”, u shpreh Zhang. /VipSport/