Milani sipas Paolo Scaroni. Në javën e futbollit në Milano, numri një i kuqezinjve foli për shanset e lojtarëve të Piolit për t’u kualifikuar në finalen e Champions League kundër Interit, por edhe për shumë më tepër. Scaroni është përgjigjur edhe mbi rinovimin e kontratës së Leaos dhe konfirmimin e Piolit për vitin e ardhshëm. Një rrëfim interesant plot kuriozitete.

Presidenti i “Djallit” e nisi nga humbja e fundit: “Nuk isha në humor të mirë, por tani duhet të mendojmë për derbin. Që kur mbërrita te Miani ka qenë një udhëtim që na çoi drejt titullit vitin e kaluar dhe në gjysmëfinalen e Champions League tani. Nga Milani, duke pasur parasysh historinë e tij, ishte e pritshme, por duke pasur parasysh se si ishim…

Unë jam njeri i numrave dhe në buxhet kemi planifikuar të kalojmë raundin e parë në Champions. Kemi shkuar shumë më tej, por tani dua të mposhtim Interin dhe të shkoj në finale. Milani ka gjithmonë surpriza të rezervuara dhe këtë vit ne kemi mundur ta tregojmë tashmë duke mundur Napolin 4-0 larg fushe.

A do ta kishit parashikuar ndonjëherë këtë? Askush… Kemi një lider si Pioli dhe një grup të rëndësishëm, prandaj jam i sigurt dhe optimist. Këtë herë do të jem aty, sepse ky derbi do të jetë një shfaqje e tillë që nuk kam ndërmend ta humbas. Të mërkurën në “San Siro” atmosfera ishte e bukur dhe e pa e gjithë bota.

Ishte një vend i mirë për futbollin tonë. A jam i bindur se Milani mund ta përmbysë disavantazhin 2-0? Duhet ta bëjë… sigurisht. Duhet ta kthejmë rezultatin. Milani është i aftë ta bëjë këtë edhe nëse kemi mungesa të rënda.

Kohët e fundit kam parë një Inter shumë të fortë, madje janë rishfaqur lojtarët që dukeshin se ishin në një moment të vështirë. Megjithatë, një Milan kompakt mund ta përmbysë. Më thonë se biseda e lojtarëve me ‘Curva’ ishte një episod inkurajimi, simpatie, që tregonte lidhjen e tifozëve me ekipin. Unë e shoh këtë si një gjë pozitive”.

Scaroni nuk e konfirmoi rinovimin e Leaos, vetëm sepse nuk është ende zyrtar: “Nuk e kemi shpallur mbylljen e operacionit ‘Leao’, sepse është një dosje kaq e komplikuar, që kërkon kohë. Kur shkoj në Milano dhe shoh Giorgio Furlanin dhe Paolo Maldinin në punë të buzëqeshur dhe të relaksuar, më bën të mendoj që thuajse çdo gjë është në vend.

Për momentin le të themi që jemi të sigurt dhe optimistë. Pioli? Ai nuk justifikohet asnjëherë, nuk nënvizon të lënduarit dhe ka një stil që e shoh edhe te Maldini, Massara. A do të qëndrojë Pioli? Ai ka edhe dy vite kontratë. Edhe nëse këto janë vendime që nuk i marr unë, por zona sportive, nuk shoh se ka ndonjë problem për të mos vazhduar”./telesport/