Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, po ndjek nga afër në stadiumin e Partizanit ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Korabit. Padyshim, Xhaferi i ndodhur në tribunën kryesore të stadiumit, nuk ka mundur dot t’i shpëtojë kamerave, teksa është fokusuar madje edhe në një moment.

Realisht, duke pasur parasysh këtë fazë delikate që po kalon Vllaznia këtë sezon, i pari i klubit kuqeblu duket se e ka shtuar edhe më shumë vëmendjen për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, edhe në ndeshjen e pasditës së sotme, mes Flamurtarit dhe Korabit, ai nuk ngurroi të shkonte në stadiumin Partizani, për të ndjekur prej së afërmi këto dy skuadra dhe ndoshta për të “pikasur” ndonjë element për ekipin kuqeblu.

Në fakt, nuk dihet ende nëse presidenti Xhaferi po vëzhgon ndonjë element cilësor për Vllazninë. Megjithatë, një gjë të tillë koha do ta tregojë në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI