Mbrëmja e mrekullueshme e boksit zhvilluar mbrëmë në sallën olimpike “Feti Borova” ka qenë një festë e vërtetë për të gjithë.

Një spektakël në ring dhe jashtë tij, i pari i këtij lloji në vendin tonë. Jo më kot, njëri nga organizatorët, pikërisht presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli, duket “në ekstazë”.

Kjo ngaqë është realizuar një ëndërr e tija. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në profilin e tij ku falenderon të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e “Natës së Boksit”.

Duke nisur nga organizatori kryesor- Elis Guri, për të vazhduar me trajnerët dhe sportistët që kontributin në këtë aktivitet, gjyqtarët, stafin e Federatës, boksierët e huaj pjesmarrës.

Po ashtu, kampionin e saposhpallur të Gjermanisë Jurgen Uldedaj i pranishëm në këtë mbrëmje dhe veçanërisht Jetmir Kuçin.

Në fund të falenderimeve të tij, presidenti Kalivopulli shpreson që të takohemi sërish në të tilla mbrëmje të veçanta.
© shkodrasport.com