Lajmi i publikuar mengjesin e sotem nga “Shkodra Sport” per fjalet e mira qe UEFA i kishte derguar klubit Vllaznia per marrjen e masave ne ndeshjen ndaj Craiovas, jane konfirmuar edhe nga vete presidenti i klubit kuqeblu Alban Xhaferi.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ai ka shprehur kenaqesine qe pas 30 vitesh ndeshje nderkombetare ne “Loro Boriçi”, me ne fund prej institucionit te futbollit europian vijne edhe lajme te mira dhe per kete ka falenderuar tifozet per sjelljen e tyre dhe te gjithe faktoret qe ndikuan ne mbarevajtjen e kesaj ndeshje.

“Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznise.Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik , ku dje mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve nderkombetare në stadiumin Loro Boriçi me eksperienca jo te mira ,ku si pasojë kane ardh dhe penalitete të ndryshme për ekipit tone, arritëm të marrim nje vleresim shembullore nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universita Craiova!

I inform you that at the UEFA meeting on August 8, 2022, the assessment of the level of security in your LORO BORICI Stadium is “MAXIMUM LEVEL OF SECURITY, SAFE ATMOSPHERE TO DEVELOP EVERY INTERNATIONAL FOOTBALL MATCH”.

Faleminderit dhe njehere te gjitheve qe kontribuan per kete organizim, ne vecanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë insitucionet e tjera, së bashke me kompanine e Sigurise.

Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente nderkombetare në qytetin tone”./SHKODRA-SPORT.COM/