Vllaznia do të ketë një premio të majme në rast kualifikimi, teksa shifra do të bëhet publike nga presidenti i klubit, Alban Xhaferi, në takimin që do të bëjë me ekipin pak orë para ndeshjes.

“Po, ekipi do të ketë një premio të konsiderueshme dhe këtë do t’ua them lojtarëve sa më shpejt”, ka thënë vetë presidenti Xhaferi. Ndërkohë, si kurrë më parë, Vllaznia është grumbulluar për ndeshjen që katër ditë para në një resort jashtë qytetit. Kjo i jep më shumë qetësi ekipit të Josës.

Ne fakt kuqebluve nuk u kane munguar asnjehere shperblimet ne rast suksesi dhe shembulli me i fundit eshte ai fitores se Kupes te Shqiperise ku presidenti Xhaferi e shperblu skuadren me 100 milione leke, nderkohe qe edhe biznesmeni Ardit Kraja dha 30 mije euro.

Tashme mbetet per t’u pare sesa do te jete shperblimi per kualifikimin ne turin e trete te “Conference League”, çka ne fakt do te ishte edhe historik per Vllaznine sepse nuk e ka arritur asnjehere me pare nje sukses te tille.