Kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht, presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi është e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel. Numri 1 i klubit shkodran deklaroi: “Në organizimin e këshillit bashkiak ka edhe probleme. Për sa i përket administrimit të klubit, ne jemi munduar që skuadrës të mos i mungojë asgjë në aspektin financiar.
Jemi përpjekur që t’i japim prioritet administrimit teknik.Oferta për të shitur aksionet e klubit? Unë kam thënë se do ta përmirësoj Vllazninë, për të konkurruar ashtu siç ka luajtur gjithnjë, pastër.
Sigurisht që ka pasur interes për të blerë aksionet e Vllaznisë. Janë disa të interesuar, për të cilët shpresoj që të ketë një konkurrim të hapur.
Mendoj se deri nga mesi i muajit mars do të ketë edhe një vlerësim të aksioneve të Vllaznisë. Më pas do të shohim se cili do të jetë investitori që do të bjerë dakord me shumën e kërkuar. Ne kërkojmë privatizim të besueshëm dhe të plotë”, tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht, presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi./visport/