Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën te skuadra e Pordenones në Serinë C italiane.
Edhe pse u përfol për një transferim te Tirana, në kampionatin shqiptar, mbrojtësi i Kombëtares, zgjodhi të qëndronte në Itali.
Në prezantimin e tij në faqen zyrtare, Pordenone ka përfshirë edhe skuadrën e Çelsit dhe qendërmbrojtësin e sapo transferuar atje nga Napoli, Kalidou Koulibali.
Italianët kanë menduar të bëjë batutë, duke etiketuar klubin gjigant anglez, me përshkrimin: “Përshëndetje FC Çelsi, ju prezantojmë me AA tonë! Përballje”.