HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPriste kthesën me Vllazninë, Gjici mbetet pa fjalë për hapin tjetër fals...

Priste kthesën me Vllazninë, Gjici mbetet pa fjalë për hapin tjetër fals në kampionat

Teksa priste të merrte maksimumin ndaj Vllaznisë, barazimi 0-0 me shkodranët ditën e djeshme në “Elbasan Arena” nuk e ka qetësuar aspak presidentin e nderit të Kukësit Safet Gjici.

Trajneri i ri Orges Shehi pati shumë pak kohë për ta përgatitur takimin me kuqeblutë, por 6 pikë distancë nga Tirana japin sinjalin se nuk mund të falen më hapa fals për Kukësin.

Safet Gjici është ndër personazhet që është i hapur për mediat edhe në situata të vështira, duke dhënë opinionin e tij. Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm ka qenë vërtet “i dhimbshëm” për skuadrën që ai financon, duke mos ndaluar për t’u prononcuar.

Zhgënjimi i tij shihej qartë, pasi tani e sheh Tiranën t’i largohet me 6 pikë dhe t’i vihet në rrezik titulli kampion.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments