Al-Nasr hasi disa probleme për sa i përket regjistrimit të Ronaldos si lojtarin e tyre më të ri, pasi në skuadër ishte plotësuar numri i lojtarëve të huaj.

Sipas mediave, lojtari që është zgjedhur të sakrifikohet nga klubi arab është Vinsent Abubakar.

Një emër surprizë sa i përket zgjedhjes, pasi ai shihej si një dyshe e frikshme me Ronaldon në majë të sulmit.

Ai preferohet nga Mançester Junajtid e Shalke 04 dhe për këtë arsye, Al-Nasr po pret për një ofertë në mënyrë që të përfitojë diçka nga largimi i Kamerunasit.