Vllaznia e sivjetme eshte rikthyer te beje mire ne kampionat dhe padyshim qe do te jete nje nga ekipet pretendente deri ne fund per te fituar titullin kampion. Keshtu eshte shprehur ne emisionin “Fair Play” ish- sekretari i FSHF-se Eduard Prodani. Ai po ashtu ka vleresuar edhe punen qe po ben trajneri Brdariç me kete skuader.

“Une se pari dua te komplimentoj punen e trajnerit Brdariç. Edhe vjet me ka pelqyer shume ajo qe ka bere te Vllaznia dhe kam thene se eshte njeriu i duhur per Vllaznine dhe madje me vjen keq qe nuk moren kampionatin.

Une do te thosha se me plote gojen Vllaznia dhe Brdariç kane gjetur njeri- tjetrin. Me pelqen veçanerisht menyra si e motivon skuadren.

Vllaznia eshte nje ekip shume i mire dhe ne diten e saj me te mire mund te munde kedo. KUr ajo gjen entuziasmin ne rradhet e saj, mund te beje çudira. E tregoi edhe vjet dhe besoj se edhe sivjet eshte ne ate rruge.

Per te e rendesishme ne keto momente e me pas, eshte te ruaje gjendjen fizike dhe t’i ruhet euforise e cila ne fakt ne kete skuader ka qene e pranishme shpeshhere, ndoshta edhe per vete karakterin qe kane shkodranet.

Eshte e veshtire te themi qe tani se cilat jane skuadrat pretendente sepse siç dihet, ne merkaton e dimrit skuadrat tona ribehen nga fillimi, por gjithsesi nga sa shihet, Tirana, Kukesi dhe Vllaznia jane ne pozicionin e duhur per te qene sa me kompetitiv deri ne fund te sezonit”- eshte shprehur Prodani./SHKODRA-SPORT.COM/