I futur në minutën e 62-të të takimit kundër Skënderbeut dhe “vulosi” sfidën në minutën e 89-të me golin e tij. Po flasim për Ante Aralica i cili u rikthye të jetë protagonist me ekipin e Vllaznisë. Kjo pas mungesës së tij në mesjavë kundër Partizanit.

Mungesë që erdhi si pasojë e ndëshkimit me të kuq kundër Teutës. Shumë kritika vërshuan drejt tij në atë moment. Madje disa duke e “akuzuar” si “fajtor” në barazimin e Vllaznisë 1-1 kundër Teutës, ku kuqeblutë dominuan takimin. Por rikthimi i tij i menjëhershëm me gol tregon për rëndësinë e sulmuesit.

Tashmë ai është golashënuesi më i mirë i Vllaznisë me 5 gola. Dhe një ndër më të mirët e kampionat, ku Seferi, Guindo e Baša kanë nga 7 gola. Shtatlarti nuk është i rëndësishëm vetëm me gola, por edhe me lojën që zhvillon.

Kjo duke qenë i “veçantë” në llojin e tij tek Vllaznia pasi kemi parë që skuadra vuan disi në duelet ajrore kur 25-vjeçari nuk është në fushë. Për Aralicen duket se ka kaluar momenti i vështirë dhe tashmë.

Si ai e po ashtu edhe stafi e tifozët e Vllaznisë duan që sulmuesi të mos ndalet dhe të shënojë sa më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.
Endri ÇINARI