U mbyllën sot ndeshjet e para të turit të 1/16 të kupës së Shqipërisë. Çiftet që janë ndeshur kanë prodhuar edhe rezultate surprizuese. Kështu skuadrat e Superligës si: Vllaznia, Laçi, Partizani dhe Teuta kanë fituar në ndeshjet respektive.

Të gjithë këto skuadra kanë fituar përballë ekipeve që vijnë nga kategoritë inferiore. Shkodranët kanë triumfuar kundër Pogradecit. E po ashtu Laçi kundër Tomorit, Partizani përballë Besëlidhjes dhe Teuta me Korabin kanë njohur suksese.

Surprizues ka qenë rezultati në Rrogozhinë ku Egnatia ka mposhtur me shifrat 3-1 Kukësin. Një rezultat që nuk pritej dhe që komplikon shumë kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Longo.

Në ndeshjet e tjera Bylis ka barazuar me Skënderbeun e ndërsa Flamurtari dhe Kastrioti janë ndarë në paqe mes tyre në shifrat 0-0. Ky tur i kupës do kompletohet me ndeshjen derbi mes Dinamos dhe Tiranës që do zhvillohet në orën 16:45.
Endri ÇINARI

Më poshtë keni edhe rezultatet e ndeshjeve që u luajtën në orën 14:00.

Pogradeci – Vllaznia 0-2

Besëlidhja – Partizani 0-1

Egnatia – Kukësi 3-1

Tomori – Laçi 0-1

Bylis – Skënderbeu 1-1

Flamurtari – Kastrioti 0-0

Korabi – Teuta 0-1