Finalja e Ligës së Kampionëve është tashmë një realitet. Në Stamboll, Manchester City-Inter do të jetë akti i fundit i kompeticionit 2022-2023, gati për të dekretuar “mbretin” e ri të Evropës pas suksesit të Real Madridit në edicionin e shkuar. Sfida e 10 qershorit të ardhshëm erdhi paksa befasuese.

Nëse dëshironi, është një ndeshje e paprecedentë, jo aq për skuadrën e Guardiolës që në letër, për vlerat në fushë dhe si skuadër, çdo vit synon të fitojë kompeticionin, por për praninë e Interit. Zikaltrit ishin surpriza e vërtetë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Simone Inzaghit doli e padëmtuar nga një grup shumë i vështirë me Bayern Munich dhe Barcelonën.

Menjëherë pas kalimit të grupeve triumfoi në 1/8 finale dhe çerekfinaleve kundër dy skuadrave portugeze, Porto dhe Benfica, para supersfidës kundër Milanit në euro-derbi, ku Lautaro dhe shokët e tij dominuan totalisht. Prandaj, pak prisnin ta shihnin Interin në finale.

Mes tyre është edhe parashikimi tashmë i njohur i një tifozi futbolli, i cili në rrjetet sociale, si përdorues i thjeshtë, ka shpikur një mënyrë origjinale për të dekretuar skuadrën që do të triumfojë në këtë edicion. Si? Thjesht duke thyer vezët, skuadrat humbëse përfundojnë në tigan…

E vetmja vezë që do të mbetet e pathyer në fund do të jetë skuadra fituese e Champions-it 2022-2023. Dhe në mënyrë të pabesueshme, që në fillim, ishte Interi ai që triumfoi. Përdoruesi, i cili ndërkohë ishte bërë yll që kur kishte bërë këtë parashikim, duke filluar nga çerekfinalet, shpalli ekipin fitues të secilës sfidë. E bëri këtë duke tokur dy vezë të identifikuara, secila, me logon e skuadrave që mbërritën në mesin e tetë më të mirave të turneut.

Parashikimi pasqyron plotësisht realitetin dhe hamendëson të gjitha kombinimet. Në fakt, Manchester City kalon Bayern Munich, madje edhe Real Madridin, me vezën identifikuese të spanjollëve e cila përfundimisht përfundon në tigan. E njëjta gjë për “viktimat” e Interit; pikërisht Benfica dhe Milani.

Ndeshja finale do të jetë mes Manchester City dhe Interit, siç parashikoi në të vërtetë. Parashikimi më i vështirë, siç shihet edhe nga videoja, është që Interi do ta fitojë këtë edicion të kompeticionit më të mirë të klubeve të UEFA-s. Një ngushëllim për tifozët zikaltër që pasi panë fitoren shkatërruese të Guardiolës ndaj skuadrës së Ancelottit, kanë nevojë për një injeksion të mirë besimi…/telesport/